Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Josa: Kishim fat, problemi ynë është mbrojtja, lojtarët nuk do ti "vras" më

Shkruar nga NEWSPORT
Josa: Kishim fat, problemi ynë është mbrojtja, lojtarët nuk

Vllaznia dhe Kastrioti kanë mbyllur takimin mes tyre në Shkodër me shifrat 1-0. Ndeshja e vlefshme për javën e 5 të Kategorisë Superiore ka rikthyer entuziazmin përsëri në kampion kuqeblu. Reagimi i duhur për atë çka trajeri Josa ka kërkuar gjatë kësaj jave.

Një sfidë e ndezuar që dhuroj spektakël përgjatë 90 minutave pasi të dy ekipet kërkonin maksimumin nga ky takim. Të besuarit e Emiljano Çelës nuk ia dolën të vijonin ecurinë pozitive. Por paraqitja e tyre ishte e mirë. Aktualisht Vllaznia ngjitet në kuotën e 9 pikëve në vendin e 3, ndërsa Kastrioti me kuoten e 5 pikëve renditen në vendin e 7.

Mirel Josa për Over Sport:

Loja? Patëm fatin që të zhbllokonim lojën shumë shpejt kjo falë Malës dhe Hoxhaj që bëjnë shumë mirë. Kjo vjen ndaj një kundërshtari që mbrohet mirë. Ne kemi pësuar shumë gola dhe kjo nuk është e mirë. Ato tentuan shumë të na vinin në vështirësi por nuk ia arritën ne u treguam të kujdesshëm. Dëgjova Panon mbi Gurishtën ai ka vijuar të jetë më mirë dhe po tregohet më i kujdesshëm. Ne humbëm me Egnatian dhe bëm një kthim shumë mbrapa, lojtarët ishin fokusuar sot për të marrë 3 pikët.

Lojtarët? Lojtarët do t'i japin më shumë rëndësi kundërshtarit dhe si në veprimet mbrojtëse ashtu dhe kur ne zotërojmë topin. Ne shkuam dhe i vumë nën presion  në mesin e fushës dhe vumë në vështirësi kundërshtarin.

Transfertat? Kur të rikthehemi kemi kohë, parësorja është që kemi 2 javë të qeta por mos harroni se kemi pas 2 ditësh takimim me Flamurtarin dhe më shqetëson fakti që thatë ju për Teutën që është në munges fitoresh por ne do bëjmë maksimumin tonë.

Mesfusha? Problemi është që ekipi u mbrojt pasi një ekip i mirë duhet dhe të mbrohet mirë. Ne kishim mungesa dhe ekipi u përgjigj mirë. Se si ne duhet të mbrojmë është një problem i ekipit por sot nuk u kapëm në befasi. Dhe në pjesën e dytë Kastrioti ka tregu që mund të ndëshkoj kundërshtarët. Ndoshta ishte problemi se unë fola me lojtarët dhe u thashë që duhet të ktheni dinjitetin sepse me Egnatian keni humbur shumë dhe kjo na ndëshkon të gjithëve. Por ne do të punojmë me qetësi këto javë dhe ajo humbja me Egnatian kemi humb shumë nga qetësia jonë. Ne nuk duam të ulim vlerat e askujt.

Shprehja "Do t'ju vras"? Nuk e përdora atë shprehje si me Tiranën, sepse ekipi po funksionon dhe nuk do e përdor më. Çfarë kemi kalu duhet t'i lejmë një anë ato gabime dhe duhet të fokusohemi. Ne jemi 1 javë larg pasi unë mendoj për ndeshjen pasardhëse pasi ekipet kanë nevoj për pikë.

Dëmtimet? Latifi po punon individualisht dhe po bën terapi u provua mos do ishte e mundur por akoma do jetë në terapi dhe këtë javë. Boshnjaku ka bërë një tërheqje pas dëmtimit në biceps dhe do shumë javë për t'u rikuperuar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga