Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Josa flet nga Pogradeci: E rëndë të luftosh për mbijetesë, ky është momenti më i vështirë në karrierën time

Shkruar nga NEWSPORT
Josa flet nga Pogradeci: E rëndë të luftosh për

Trajneri i Tiranës, Mirel Josa ka dhënë sot në mbrëmje, një intervistë për Supersport, në emisionin "Zona Gol".

Përmes një lidhje direkte nga Pogradeci, aty ku është grumbulluar sot ekipi bardheblu para sfidës kundër Skënderbeut që do të luhet nesër në Korçë, Josa u shpreh se për të dhe për Tiranën nuk është aspak normale që të luftojnë për mbijetesë në Superligë.

"Është e rëndë të luftosh për titull dhe më pas për mbijetesë nga njëra skuadër në tjetrën. Kjo sidomos kur bëhet fjalë për Tiranën.

Nuk është aspak normale për mua. Duke pasur parasysh ekipin që unë drejtoj dhe përgjegjësitë që kam te Tirana, e pranoj se ky është momenti më i vështirë në karrierën time.

Dëmtimet na kanë penalizuar. Për sa i përket largimeve të disa lojtarëve në merkaton e janari dhe bllokimin e merkatos në dimër, këto janë probleme të klubit dhe jo të stafit teknik.

Për të veshur fanellën e Tiranës duhet të marrësh parasysh disa përgjegjësi të mëdha, edhe pse shumë futbollistë duan të veshin bluzën e Tiranës. Për sa i përket mungesës së tifozëve për probleme që të gjithë i dinë tani, normale që na penalizon.

Por duhet të kesh edhe ekip kompetitiv për t'ia vënë në dispozicion tifozëve që edhe skuadra të ecë.

Ilir Daja tha që ma ka lënë autostradë te Tirana? Nuk dua të komentoj ato çka ka thënë kolegu im. Kam respekt për punën që ka bërë te Tirana, por jo të gjithë kemi të njëjtat ide në një skuadër. Siç mund ta dua unë ta drejtoj një ekip, nuk e do një tjetër trajner dhe e kundërta. Por, ekipi mori goditje që në sfidën kundër Luftëtarit në Peqin, ku pati edhe disa dëmtime.

Skënderbeu është në një moment të mirë, por ne do të japim maksimumin për të marrë pikët e nevojshme ", u shpreh trajneri i Tiranës, Mirel Josa.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga