Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Jorgjit i besohet një tjetër ndeshje ndërkombëtare, zbulohet arsyeja pse FSHF mori "borxh" arbitër në Kosovë

Shkruar nga NEWSPORT
Jorgjit i besohet një tjetër ndeshje ndërkombëtare, zbulohet

Përvç suksesit me klubet, ku Skënderbeu u kualifikua në fazën  e grupeve të Europa League, Shqipëria po korr sukses edhe në arbitrim.

Treshja shqiptare e gjykimit  Enea Jorgji (kryesor) - Redi Avdo (anësor)  –  Rigers Çokaj (anësor) do të gjykojnë një ndeshje ndërkombëtare dhe bëhet fjalë për takimin San Marino-Irlaë e Veriut e cila do të luhet më 1 shtator. Në ndihmë të treshes do të jetë dhe  Genc Nuza (gjyqtar i katërt), i cili do të vijë nga Kosova pasi në Shqipëri nuk ka gjyqtar tjetër me stemën e FIFA-s, përveç Jorgjit.

Kjo situatë ka ardhur pasi në muajin prill u pezulluan pa afat Lorenc Jemini dhe Andi Koçi, të cilëve u është hequr dhe stama e FIFA-s, në këto kushte është dashur që FSHF-ja të kërkojë përforcim nga Kosova, duke plotësuar kushtet e vendosura nga FIFA.

Poll

Lexo gjithashtu