Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Erbim Fagu nis një aventurë të re në karrierë: Mezi po pres

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Erbim Fagu nis një aventurë të re në karrierë:
Erbim Fagu

Erbim Fagu ka nisur një aventurë të re në karrierë. Ish-timonieri i Tiranës për sezonin e ri do të drejtojë ekipin e ADO Den Haag U-19, teksa më parë ishte trajner i ADO den Haag Youth.

Kjo do t’i japë mundësinë Fagut të punojë me futbollistë të rinjtë dhe të zbulojë sa më shumë talente tek kjo grupmoshë.

Për këtë rrugëtim të ri është mjaft i lumtur, ndërsa nënvizon se mezi pret të fillojë nga puna.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se do të marr rolin e trajnerit kryesor për ADO Den Haag U19 në sezonin e ardhshëm. Kjo mundësi paraqet një rrugë të rëndësishme për të punuar me lojtarët e rinj të talentuar të klubit dhe për të kontribuar në zhvillimin dhe suksesin e tyre.

Dua të shpreh mirënjohjen time për mbështetjen që kam marrë deri më tani dhe mezi pres të nis këtë udhëtim të ri”, ka shkruar Fagu.

ZYRTARE/ Erbim Fagu nis një aventurë të re në karrierë:
 

 

Poll

Lexo gjithashtu