Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Presidenti Duka i jep lamtumirën Artur Zhejit: I qëndroi besnik të vërtetës

Shkruar nga NEWSPORT
Presidenti Duka i jep lamtumirën Artur Zhejit: I qëndroi besnik
Artur Zheji & Armand Duka

Gazetaria shqiptare u trondit ditën e djeshme, pasi Artur Zheji mbylli sytë para kohe si pasojë e një arresti kardiak. Teksa drekonte me familjen e tij në Sarandë, 64-vjeçari mori një sulm në zemër që rezultoi fatal.

Largimi nga jeta e Artur Zhejit ka prekur gjithashtu dhe presidentin e FSHF-së, Armand Dukën. Numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit i ka dhënë lamtumirën gazetarit me një postim në rrjetet e tij sociale.

“Shumë i trishtë lajmi për ndarjen e papritur nga jeta të gazetarit dhe publicistit të njohur Artur Zheji, në moshën 64-vjeçare.

Arturi ishte një nga figurat më të spikatura të medias shqiptare, një analist i drejtpërdrejtë dhe i guximshëm, që gjithmonë i qëndroi besnik së vërtetës.

Kontributi i tij në gazetari dhe publicistikë do të mbetet një trashëgimi e çmuar për shoqërinë shqiptare.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar!”, shkruan presidenti Duka.

Poll

Lexo gjithashtu