Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Anis Mehmeti e nis 2026-ën me gol, sulmuesi shqiptar “presion” Sylvinhos në distancë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Anis Mehmeti e nis 2026-ën me gol, sulmuesi shqiptar
Anis Mehmeti

Po luhet java e 26-të në Championship, teksa Bristol City po fiton 2 – 0 ndaj Portsmouth, ndërsa po luhet pjesa e parë. Në minutën e 24, sulmuesi i Kombëtares Anis Mehmeti ka gjetur golin e parë për këtë vit kalendarik.

Rendimenti në rritje i 24-vjeçarit shqiptar nuk është më rastësi. Përgjatë sezonit 2025-2026, Mehmeti numëron 7 gola dhe 6 asiste në kampionat, jo vetëm finalizues, por edhe kontribues në favor të ekipit.

Forma e mrekullueshme nga Anis Mehmeti është edhe një “presion” në distancë për trajnerin e Kombëtares Sylvinho, ndërsa sulmuesi ka mbi 2 vite që nuk ftohet te kuqezinjtë.

Poll

Lexo gjithashtu