Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Nga përmbysja me Skënderbeun te objektivat , Pogradeci mbyll vitin me suksese: Punojmë me përkushtim për... Superioren!

Shkruar nga NEWSPORT
Nga përmbysja me Skënderbeun te objektivat , Pogradeci mbyll vitin me
Pogradeci

Pogradeci e mbylli këtë vit në mënyrë mjaft të mirë. “Liqenorët” kanë zhvilluar deri më tani performanca të shkëlqyera në Kategorinë e Parë, ku mbajnë vendin e 3-të me 32 pikë, duke qenë pretendentë kryesorë për ngjitjen në Superioren.

Ndërkohë që së fundmi, klubi i Pogradecit ka shkruar disa rreshta mjaft të bukur në rrjetet sociale, duke treguar punën dhe përkushtimin e madh të ekipit gjatë këtij rrugëtimi. Ndër të tjera, klubi premton përulësi dhe moslodhje, për objektivin Superiore.

POSTIMI:

Ky vit u mbyll me rezultate të shkëlqyera, gola të bukur dhe një frymë gare që tregon qartë ambicien tuaj. Çdo ndeshje dëshmoi punë, përkushtim dhe besim në objektivin e madh: kalimin në kategorinë superiore. Vazhdoni me të njëjtin pasion dhe unitet! Rruga që keni nisur është ajo e suksesit, fitore për vitin 2026! Urimet më të mira Liqenorëve!

Poll

Lexo gjithashtu