
Sigitas Olberkis
Ditën e sotme, Elbasani doli në fushën e lojës, por nuk arriti të marrë rezultatin më të mirë të mundshëm. Verdheblutë janë ndalur në barazim përballë Ilirisë.
Skuadra e Superiores dhe ajo e Kategorisë së Parë nuk arritën dot të shënonin asnjë gol në “Elbasan Arena”. Kjo ishte dhe miqësorja e fundit për të dyja skuadrat, ku janë në prag të nisjes së kampionatit.
Elbasani do të luajë në javën e parë të Superiores përballë Flamurtarit në shtëpi të shtunën e 23 gushtit. Ndërsa Iliria do të përballet me Laçin në jaëvn e parë po më datë 23 gusht.
Poll