
Ish-portieri i Skënderbeut Kostandin Dramolli i njohur me emrin artistik “Çekiçi 14” është proceduar penalisht nga Policia ditën e sotme. Shkak për këtë masë është bërë një video e Dramollit në rrjetet sociale, ku godet me gurë godinën e bashkisë Korçë, me justifikimin se shteti i ka dëmtuar lagjen, si rezultat i operacion për prishjen e objekteve në hapësirat publike. Pas masës së procedimit penal, ka ardhur edhe reagimi i ish-portierit për media, teksa i ka shpëtuar burgut:
“E ka marrë vesh gjithë Shqipëria incidentin, e bëra dhe viral se populli nuk duhet të jetë shumë i fjetur, duhet të çohet e të tregojë se kush është karakteri i njeriut. Këtu në vendin ku ndodhem unë është e rrënuar, janë lokalet, të shkatërruara. E dha urdhërin Edi Ramën. Shkatërruan lagjen time. Ç’lidhje ka kjo, të heqim karriget, heqim barishtet. Edhe tavolinat, është gabim. Nga ato 4 tavolina njerëzit ushqehen.
Ka shumë familjare që nxjerrin bukën e gojës. Ka sulmuar disa lokale në Korçë, nuk janë sjellje pe kryeministri. Duhet të shohë popullin, që ka nevojë. Duhet të ngrejë rrogat. Unë merrem me rep, por e mbaj e postin e kryeministrit një ditë. Nuk pendohem unë, ishte vendim i drejtë. Nuk duhet të flesh gjumë. Ndihem mirë. Edhe burg e bëj.
Kam qenë i dënuar. Jam rritur në geto. Shoqëria ime është gango. Duhet të ulesh kokën, të kesh kulturë. Por po e ule shumë, nuk ka rëndësi sa i madh është Rama, populli duhet te ngrejë zërin. Nëqoftëse ai vazhdon, do bëhet me e madhe. Kam e çunat unë. Do e marrin vesh si duhet”.