Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Trajneri Silvinjo mban masterclass me trajnerët & stafet e ekipeve kombëtare të moshave

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri Silvinjo mban masterclass me trajnerët & stafet e ekipeve
Silvinjo

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, zhvilloi një masterclass me temë “Metodologjia e punës së një ekipi kombëtar”. Masterclass-i u mbajt në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, me pjesëmarrjen e trajnerëve dhe stafet e ekipeve Kombëtareve të moshave të vajzave dhe djemve.

Përgjatë këtij sesioni, trajneri Silvinjo u asistua edhe nga Doriva, Pablo Zabaleta dhe Ervin Bulku. Ata u ndalën te momentet kyçe të punës së një ekipi kombëtar, duke nisur nga përzgjedhja e lojtarëve, vëzhgimi i ecurisë së tyre me klubet, përgatitja e programit të grumbullimit, skemat taktike etj.

Gjatë masterclass-it pati diskutime dhe ndarje eksperiencash mes trajnerëve dhe stafit të Kombëtares A mbi aspekte të ndryshme të punës.

Poll

Lexo gjithashtu