Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Jo vetëm “Ultras Guerrils”, turistët dashurohen me Partizanin në "Arenën e Demave"

Shkruar nga NEWSPORT
Jo vetëm “Ultras Guerrils”, turistët dashurohen me

Fillimi i pjesës së dytë të sezonit ka bërë që te Partizani të vërehet diçka interesante. Turistët e shumtë, që janë parë në shkallët e stadiumit. Kështu jo vetëm tifozi i 12 “Ultras Guerrils”, por dhe të huajt po i japin tjetër frymë stadiumit “Arena e Demave”.

Nga janari, që është luajtur kundër Teutës, Laçit dhe Egnatias, është vënë re atmosferë dhe më e bukur. Në këto takime grupe të huajsh janë parë të shijojnë emocionet e futbollit shqiptar.

Dhe pse stadiumet shqiptare po vuajnë për tifozë, një ngrohtësi po e sjellin të huajt. Partizani ka fituar vetëm kundër Teutës(1-0), ndërsa humbi me Laçin(1-2) dhe barazoi së fundmi me Egnatian(1-1).

Ndeshja e radhës luhet në transfertën e “Niko Dovanës” kundër Dinamos. Derbi me Tiranën është vetëm 11 ditë larg, më 16 shkurt ora 19:00 në “Air Albania”. Turistët priten të shumtë si asnjëherë më parë në shkallët e stadiumit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga