
Korabi vazhdon nga puna për sezonin e ri. Ditën e djeshme, dibranët prezantuan trajnerin e ri Artan Mërgjyshi, ndërsa kanë afruar edhe 3 lojtarë në merkato.
Taulant Sefgjini, Vilson Mziu dhe Sergeso Geci janë afrimet e para që Korabi ka bërë në merkato. Sefgjini është një emër i njohur në futbollin shqiptar pasi ka luajtur edhe në Superligë me Laçin dhe Teutën, ndërsa sezonin e kaluar ishte pjesë e Burrelit në Kategorinë e Parë.
Mziu dhe Geci luajtën me Vorën edicionin e kaluar duke shkëlqyer e tashmë kanë arritur akordin me Korabin.
Poll