Te Partizani edhe pse ende nuk kanë zgjidhur situatën me trajnerin Giovanni Colella përsëri po punohet shumë për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri dhe për Champions.
Pikërisht për Europën nuk ëhstë vetëm Xhuliano Skuka që synohet, por edhe heroi i kombëtares shqipatre në Euro 2016. Sulmuesi dibran mund të rikthehet në kryeqytet për të dhënë kontributin e tij në Champions, ku do të vishte sërish fanelën e kuqe. Skuka e njeh mirë ambientin e kuq dhe do të ishte një armë plus për Partizanin.
Ndërkohë Armando Sadiku mund të “kopsiste” repartin e avancuar dhe së bashku me Skukën mund të bëheshin vërtet të rrezikshëm. Për shkak të marrëdhënieve të mira që ka lojtari elbasanas me Gaz Demin, mund të bëjë që palët mtë bashkëpunojnë për Europën.