
Donald Mëllugja nuk do jetë më futbollist I Partizanit. Mesfushori u bashkua me "Demat" në merkaton e janarit, teksa ishte afrimi i dytë nga Bylis pas Murataj. Minutat e munguara dhe mospreferenca nga trajneri Daja kanë bërë që 25 vjeçari të marrë "valixhet" për një tjetër skuadër.
Lojtari ka zhvilluar vetëm një ndeshje në Superligë, duke koleksionuar 24 minuta, ndërsa është aktivizuar me Partizanin B në dy takime në Kategorinë e Parë. Mungesa e hapësirave dhe mundësive ka bërë që lojtari të shohë për një tjetër skuadër. Veç Bylis në Superligë, Mëllugja ka luajtur edhe me Besën, Burrelin dhe Ilirinë në Kategorinë e Parë.
Poll