
Bruno Dita, një ndër lojtarët kyç në formacionin e Ilir Dajës te Skënderbeu është ndalur të flasë për rinisjen e sezonit, teksa e ka specifikuar se nuk është e lehtë pas dy muajve pauzë.
Në intervistën për "Supersport", mesfushori që adaptohet edhe në mbrojtje shpreson që grupi të jetë i plotë dhe forma e mirë si ajo e përpara disa muajve.
"Mendoj se jemi të uritur për të bërë sa më mirë dhe të gëzuar që u rikthyem sërish të stërvitemi.Do jetë shumë e vështirë, pasi kemi bërë dy muaj pushime. Gjithashtu edhe vapa pritet të ndikojë jo pak, por shpresoj të mos kemi dëmtime.
Mendoj se do jetë e vështirë përshtatja dhe kapja e ritmit që ishte më përpara. Futbolli na ka munguar ne dhe të gjithë sportdashësve, ndaj besoj se më 3 qershor do të rikthehet festa", përfundoi Dita.