
Pep Guardiola është një nga ata trajnerë që është i "fiksuar" me talentet dhe elementët e rinj në futboll. Së fundmi te Manchester City ai ka zbuluar Phil Foden i cili shikohet si e ardhmja e "cittiziens" dhe kombëtares angleze.
Foden i cili do mbushë 18 vjeç në maj, do i ofrohet një kontratë e re 4 vjeçare dhe me një pagë prej 40 mijë paundësh në javë. Një kontratë e majme për një adoleshent, por duke parë besimin dhe potencialin e tij për të ardhmen, City e konsideron një investim shumë të mirë këtë konratë për djaloshin.
Poll