
Luftëtari shkarkoi ditën e djeshme trajnerin grek Jorgos Marantas. Humbja e thellë ndaj Laçit në transfertë, ka bërë që për drejtuesit gjirokastritë kupa të derdhej. Katër golat e pësuar, loja e vakët dhe vendi i parafundit kanë sjellë vendimin drastik për trajnerin.
Luftëtari nuk ka nxituar, teksa në vend të Marantas ekipin do e drejtojë zëvendësi i tij, Neritan Novi, të paktën për dy ndeshjet e mbetura deri në fund të vitit. Pushimet dhe pauza e kampionatit pritet që të jetë vendimtare për reflektim në Gjirokastër, duke gjetur një trajner "ekspert" për kampionatin tonë.
Poll