
Enea Jorgji dhe Laver Alla do të rikthehen në detyrë në javën eë 32-të të Superligës.
Në javën e kaluar të kampionatit, gjyqtari nga Elbasani, Enea Jorgji ishte pushim, ndërsa dy javë më parë arbitroi në kampionatin e Luksemburgut.
Ndërkohë që edhe gjyqtari nga Lushnja, Laver Alla do të jetë prezent në një nga ndeshjet e Superligës.
Fundjavën që kaloi, ai nuk arbitroi në asnjë ndeshje për shkak të një aksidenti që shkaktoi me automjetin e tij, ndërsa kaloi dy ditë në paraburgim për t'u shpallur më pas i pafajshëm.
Poll