Episodet e dhunës kanë qënë protagoniste kryesore në këto javë të Kategorisë Superiore, duke zbehur bukurinë e javëve të para të kampionatit. E nëse edhe në këtë javë të 24 u thirr në apel dhuna, ata që munguan në apel ishin "bomberat".
Njëmbëdhjetë gola në 5 takime, me një mesatare prej 2 golash për ndeshje është e kënaqshme për futbollin shqiptar, e cila nuk është shumë e apasionuar pas golave.
Gjithsesi, edhe pse golat ishin si me "breshëri" në këtë javë të 24 të Superligës, asnjë nga 11 golat e shënuar u shënua nga një "bomber". Amadu Latif, i cili kryeson listën e golashënuesve me 9 gola nuk mori pjesë në pikët e marrë pas barazimit 2-2 nga Teuta në shtëpi ndaj Skënderbeut. Afrikani ngrohu stolin gjatë gjithë takimit.
Situatë paska e ndryshme për Reginaldon, që bashkë me Latif kryesojnë listën e golashënuesve me 9 realizime. Mozambikasi luajti si titullar në fitoren 3-0 ndaj Luftëtarit por nuk arriti të tund rrjetën kundërshtare.
Statistika që të fusin në mendime dhe ku çështja e bomberit ka marrë një tjetër kuptim, "ngrohje" në diell!
