Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Java "derbi" dhe çështja "MALA", Partizani merr vendimin për mesfushorin

Shkruar nga NEWSPORT
Java "derbi" dhe çështja "MALA", Partizani merr

Partizani i duhet Esat Malës dhe anasjelltas. Teksa jemi në javën më të "nxehtë" të futbollit në Shqipëri, klubi i Partizanit ende nuk e ka "falur" kosovarin. 21 vjeçari do të lihej jashtë skuadrës në javën e 12, teksa sipas drejtuesve të kuq nuk kishte pranuar rinovimin e kontratës. "Demat" e shohin si një lojtar të së ardhmes, andaj edhe investimi për prizërenasin ka qenë i madh.

Mala menaxhohet nga një kompani hollandeze, çka ka sjellë interesim të madh edhe në skuadrat "Tiulipane". Nga ana e vet Partizani kërkon të rrisë vlerën e lojtarit, duke mbushur kështu arkat e klubit nga një shitje e mundshme. Kur dukej se Mala ishte në rrugën e duhur drejt hapit të madh në karrierë, ka qenë vetë presidenti Demi ai që e ka "degdisur" në tribunë. Lojtari vijon të stërvitet i diferencuar edhe pse për këtë javë Partizani ka dy mungesa në mesfushë, siç janë Telushi dhe Broja. Mesa duket presidenca nuk ka ndërruar mendje për çështjen "Mala".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga