
Bajram Jashanica është larguar nga Skënderbeu. Qendërmbrojtësi ka firmosur zyrtarisht në Kosovë me skuadrën e Ballkanit. Ekipi nga Suhareka ia ka dalë që të bindë 29 vjeçarin për të zgjedhur kampionatin Kosovar për karrierën e tij, megjithëse një lojtar I kalibrit të Jashanicës mund të luante kudo në Shqipëri.
Skënderbeu ka përfituar 40 mijë euro nga shitja e qendërmbrojtësit, që I përfundonte kontrata me korçarët në fundin e qershorit 2021. Kujtojmë se vetëm në dy muajt e fundit lojtari ishte rikthyer në fushë pas dënimit nga UEFA për doping, me 29 vjeçarin që mbajti edhe shiritin e kapitenit te "Ujqërit e Dëborës".
Poll