Kapiteni i Tiranës, Filip Najdovski foli në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Partizanin, nesër në orën 19:00. Qendërmbrojtësi beson se një fitore në derbi do të përmbysë situatën kampin bardheblu dhe u premton tifozëve që ai dhe shokët e skuadrës do të japin 200% në fushën e lojës.
Pas humbjes me Erzenin besoni se mund t’ja dilni të rimëkëmbeni shpejt për të arritur një sukses ndaj Patizanit?
Nuk ka asnjë arsye më të mirë që të vijë një derbi e të rrisim nvielin e përqëndrueshmërinë tonë si ekip. Është mënyra më e mirë për të dalë nga kriza dhe heq presionin psikologjik një fitore në derbi.
Si e shihni këtë përballje duke parë edhe luhatjet e Tiranës?
Të gjithë e dimë çfarë do të thotë derbi për Tiranën si qytet dhe Shqipërinë si vend. Ne e kuptojmë rivalitetin që ekziston brenda skuadrave. Një fitore në derbi do e rrisë shumë skuadrën, do dalë nga kriza dhe do të jetë një impuls shumë i mirë për ekipin.
Prej disa ndeshjes Tirana nuk po arrin të mposhtë Partizanin. Çfarë i mungon ekipit bardheblu që të mposhtë Partizanin?
Në derbi shpeshherë vendose nga një mungesë përqëndrimi e detaje të vogla. Derbin e fiton ai që ka më shumë dëhsirë dhe bën më pak gabime gjatë lojës.
Keni ndonjë premtim për tifozët që do të jenë të shumtë në numër?
Ne do të dalim në fushë, do të japim 200% për ta sepse ata e meritojnë. Janë tifozët më të mirë në Shqipëri.