Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Janë pranë Superligës, administratori Barushi tregon planet për sezonin e ri: Dinamo është aset për futbollin shqiptar, presidenca ka ide largpamse

Shkruar nga NEWSPORT
Janë pranë Superligës, administratori Barushi tregon planet

Dinamo është pranë rikthimit në Superligë. Blutë e kryeqytetit fituan ndaj Korabit dhe deri në fund të sezonit duhen edhe dy ndeshje, ndërsa Dinamo kryeson me 4 pikë. I ftuar në emisionin "Fair Play", adminstratori Ermal Barushi u shpreh:

Rikthimi i Dinamos? "Të jemi me këmbë në tokë, ne nuk jemi rikthyer ende zyrtarisht. Është një avantazh I madh edhe për Superligën dhe për ekipet e kryeqytetit pasi do të kemi shumë derbi dhe të ardhura pasi unë e shikoj edhe si biznes.

I kam thënë ish trajnerit Cammarata që qendron te Dinamo që të ngjitemi në Superligë se sa të vesh te një skuadër që rrezikon të rrëzohet nga Kategoria.

Puna jonë ka nisur prej më shumë se një viti. Presidentin Pontrelli ka një lidhje me Shqipërinë pasi ka nusen shqiptare dhe dëshironte të merrte një skuadër në Shqipëri.

Ka shumë vite që Dinamo luan në Kategorinë e Parë e këto vitet e fundit kemi qenë në Grupin e Veriut që ka një futboll të fortë fizikisht dhe konkurues. Grupi i jugut është pak më ndryshe pasi qytetet janë më Fair Play. Fati I ekipeve që vijnë luajnë në Tiranë është që gjejnë një atmosferë shumë ndryshe. Kemi marrë një qendër stërvitiore në Arbanë. Kemi pasur një projekt aty, por pandemia ka ndryshuar planet. Dinamo do të jetë një aset për Superligën dhe bëhet 10 vite që nuk jemi pjesë e elitës. Si për ironi të fatit është Skënderbeu që po rrezikon të bjeri nga Kategoria.

Kemi afrime të reja në bordin drejtues e një president të ri. Presidenti Bardhi ka një projekt ambicioz për të ardhmen, por ka ende kohë për të finalizuar këtë projekt pasi tani nuk është momenti. Kjo skuadër që kemi është ndërtuar që vjet dhe ky ishte avantazhi që kishim. U krijuam për t'u ngjitur në Superligë dhe të gjithë besonin te ky objektiv. Në janar ishim kampion dimri, por më pas kishim hoshilacione pas largimit të trajnerit dhe me ekipet që luanin me mbijetesë kishim probleme".

Tifozët? "Kjo ka qenë një problem pasi ata e duan me çdo kusht që të jemi në Superligë e për lojtarët ka qenë presion i madh. Unë dua ta mbaj skuadrën me këmbë në tokë dhe nuk kemi qenë shumë mediatik".

Dinamo në Superligë? "Presidenca ka një ide largpamës, por unë nuk dua të jap më shumë detaje. Do të kemi edhe një prezantim e Dinamo është aset për Superligën. Personalisht e shikoj në aspektin ekonomik dhe Dinamo sjell shumë të ardhura për ne.  Do të kemi derbi me Partizanin e Tiranën dhe stadiumi I mbushur sjell të ardhura. Tirana dhe Partizani janë të interesuara që Dinamo të jetë në Superligë pikërisht për këtë arsye".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga