Real Madrid ka mposhtur Espanyolin në transfertë me rezultatin 2-0, në kuadër të javës së 34-të në La Liga.
Madrilenët iu falën një dy golëshi të Vinicius Junior i cili shënoi në fraksionin e pjesës së dytë në minutat e 55-të dhe 66-të, për t'i rikthyer te fitorja pas ndalesës në javën e kaluar ndaj Real Betis.
Me këtë rezultat, skuadra e Alvaro Arbeloas shkon në kuotën e 77 pikëve dhe shtyn festën e Barcelonës kryesuese e cila duhet të presë edhe një javë për t'u kurorëzuar kampionë të Spanjës. Ndoshta, El Classico mund të sjellë dhe verdiktet përfundimtare të këtij edicioni, me sfidën e përcaktuar për t'u luajtur të dielën e ardhshme në stadiumin "Camp Nou".
Espanyol 0-2 Real Madrid (Vinicius 55', 66')
GOLAT:
Goli i Vinicius (Espanyol 0-1 Real Madrid)
Goli i Vinicius (Espanyol 0-2 Real Madrid)
