Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Janë përballur me situata më të vështira, Tirana beson te “remuntada” në Champions

Shkruar nga NEWSPORT
Janë përballur me situata më të vështira, Tirana beson

Tirana humbi me rezultatin minimal 1-0, takimin përballë Dudelange në turin e parë të Champions League. Ndeshja e djeshme nuk foli për bardheblutë, të cilët e patën të pamundur të gjejnë rrugën e rrjetës, dhe pse për rreth 15 minuta në pjesën e dytë ishin me një lojtar më shumë.

Kujtojmë se Kirch nga Dudelange u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 54’, por ishte Limaj që pasi u ndëshkua me të verdhin e dytë, vuri balancat në fushë.

Bardheblutë nuk e humbin optimizmin. Pavarësisht humbjes, Tirana ka dhe dy precedentë të mëparshëm në Champions, kur ka përmbysur rezultate më të thella.

Në sezonin 2003/04, Tirana humbi 3-0 ndeshjen e parë kundër Dinamo Tbilisi, për të fituar më pas të dytën po në të njëjtin rezultat dhe më pas gjetën kualifikim përmes penalltive 4-2. Rasti i dytë është sezoni 2005/06, në të cilin bardheblutë u mposhtën 2-0 nga Nva Gorca, por fituan 3-0 takimin e ardhshëm.

“Remontadat” ekzistojnë për bardheblutë dhe më 12 korrik në “Air Albania”, thjesht duhet bërë detyra te 26- herë kampionët e vendit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga