Polonia pas humbjes me Çekinë në ndeshjen e parë kualifikuese të EURO 2024 do të presë kombëtaren shqiptare në Varshavë. Kjo sfidë do të luhet ditën e nesërme duke nisur që nga ora 20:45.
Për këtë përballje ka folur mbrojtësi i polakëve, Jan Bednarek, i cili e ka konsideruar si një luftë të vërtetë dhe se skuadra e tij do të reagojë ndaj kuqezinjve.
“Ne kemi luajtur me Shqipërinë në kualifikueset e kaluara dhe ne e dimë se sa të vështira ato ndeshje ishin. Ne e dimë që të dyja ndeshjet ishin shumë të vështira, shumë luftime. Duhet të përgatitemi për këtë. Kemi mjaftueshëm kualitet.
Gjëja më e rëndësishme është të reagojmë. Kemi luajtur keq me Çekinë. Tani ndeshja me Shqipërinë do të ndikojë. Ne duhet të tregojmë që jemi një skuadër e mirë që është agresive dhe mund të krijojë shanse”, u shpreh Bednarek.