Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Jam në një prej klubeve më të mira në botë”, Luka Jovic: Ëndërr të luaj për Milanin, Giroud e zëvëndësoj unë

Shkruar nga NEWSPORT
“Jam në një prej klubeve më të mira në

Në orët e fundit të afatit kalimtar, Luka Jovic iu bashkua Milanit pas një sezoni me Fiorentinën  ku shënoi 13 gola. Tashmë ish-sulmuesi i Real Madrid dhe Eintracht është gati të tregojë vlerat e tij me një fanellë legjendare si ajo e kuqezinjve. Jovi u prezantua zyrtarisht para mediave ku dha edhe konferencën e tij të parë si “Djall”.

"Është një nder i madh dhe një kënaqësi të luaj për një klub kaq të madh, do të bëj gjithçka për të arritur objektivat. Si fëmijë kam qenë tifoz i Milanit , ashtu si babai im dhe miqtë e mi. Prisja Milanin, i refuzova të gjitha ofertat e tjera .

Po, ka pasur kontakte më parë. Maldini më kontaktoi tre vjet më parë kur isha te Real Madrid, por gjërat nuk funksionuan. Tani jam këtu. Isha gati të qëndroja te Fiorentina, por prita që të mbërrinte Milani dhe jam shumë i lumtur.

Rival me Giroud? Olivier është një lojtar i madh, ai është golashënuesi më i mirë me Francën dhe ka luajtur për klube të mëdha, gjithmonë duke pasur suksese të mëdha. Jam i sigurt se çdo ditë do të mund të mësoj diçka prej tij dhe do të punoj fort për ta zëvendësuar atë kur është e nevojshme në mënyrën më të mirë të mundshme.

Do të më duhej pak kohë, por nuk e di sa kohë kam në dispozicion. Nuk jam 100% fizikisht , kështu që do të duhet të punoj shumë për të qenë gati për ndeshjet. Fillova të punoj duke ndjekur një program të veçantë, bëj disa më shumë se pjesa tjetër e ekipit, disa më pak.

Pioli më tha se beson tek unë, duhet ta dëgjoj. Më tha se jam i sigurt se do të kemi një bashkëpunim të shkëlqyer. Është kënaqësi e madhe të punoj me të, jam pritur shumë mirë.

Vitin e kaluar nuk shënova shumë gola, por nuk luajta për 3 vjet dhe prisja një sezon me ulje-ngritje. 13-14 gola dhe 5-6 asistime është ende një paraqitje e mirë për dikë që nuk ka luajti për tre vjet. Ky është një hap i madh përpara për mua nga Fiorentina në Milan, është një nivel më i lartë. Në Madrid pata një avari, gjërat nuk shkuan në mënyrën më të mirë, por tani jam pjesë e një prej klubet më të mira në botë. Shpresoj të kem fat dhe të kthehem në nivelet e mia të vjetra."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga