Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SERIE A

“Jam krenar për paraqitjen e skuadrës”, Inzaghi nuk e bën dramë: Penalltitë janë çështje fati

Shkruar nga NEWSPORT
“Jam krenar për paraqitjen e skuadrës”, Inzaghi nuk e

Interi u eleminua nga Atletico Madrid në fazën e 1/8-ave të Champions League. Zikaltërit i japin kështu lamtumirën këtij kompeticion, teksa u mposhtën me penallti nga spanjollët. Koha e rregullt përfundoi 2-1 për vendasit, por takimi i pari kishte përfunduar 1-0 në favor të italianëve.

Pas kësaj disfate Simone Inzaghi ishte mjaft i zhgënjyer, por nuk e bën dramë. Trajneri kërkon që lojtaret e tyre të mbajnë lart moralin, pasi tahmë të fokusohen në kampionat tek titulli kampion.

“Djemtë duhet të jenë krenarë për paraqitjen që kanë bërë. Në harkun e të dy ndeshjeve duhej të kualifikoheshim ne, por në të tilla nivele rastet e humbura peshojnë shumë dhe kjo na ndodhi edhe neve. Nesër do të flas qetësisht me djemtë pasi kjo humbje nuk duhet të na ngadalësojë, por thjesht të na nevrikosë për t’u rritur edhe më shumë.

 Kaluam me sukses 10-15 minutat e para dhe morëm kontrollin e lojës, duke gjetur edhe golin, që vuri në qetësi futbollistët dhe tifozët e Atleticos. Megjithatë ai barazim nuk duhej të vinte aq shpejt. Më pas në pjesën e dytë ata lanë hapësira, siç edhe pritej, por ne nuk i shfrytëzuam. Dy herë kishim rastin ta vrisnim ndeshjen dhe nuk e bëmë. Edhe në shtesë patëm kontrollin e lojës dhe kisha idenë që mund të shënonim nga momenti në moment. Penalltitë më pas janë fat, përveç faktit që kishim Oblak përballë”, ka përfunduar timonieri i italianëve.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga