
Meksika i dha “lamtumirën” Kupës së Botës, eliminim që djeg pasi edhe pse meksikanët arritën të fitonin ndaj Arabisë Saudite, nuk ia dolën të siguronin një biletë për fazën tjetër të kampionatit botëror.
Meksika dhe Polonia grumbulluan me pikë të njëjta, teksa përballja mes tyre ishte mbyllur 0-0 dhe gjithçka u vendos nga golavarazhi. Sulmuesi i Napolit, Hirving Lozano është shumë i zhgënjyer pasi skuadfra e tij nuk e meritonte të ndodhte kështu, pasi dhanë maksimumin por nuk mjaftoi.
“Nuk e di se çfarë të them tani, ne duhet të nxjerrim mësime nga ky edicion. Fatkeqësisht jemi të eliminuar dhe ajo që bëmë në dy ndeshjet e fundit nuk na mjaftoi, duhej të bënim më mirë, por ky është futbolli. Dua të falënderoj familjen time dhe tifozët për mbështetjen e tyre. Për mua ishte një eliminim shumë i vështirë, nuk po e përballoj mirë. E jetova në maksimum këtë eksperiencë, u përpoqa të bëja diferencën në çdo top, por kjo është jeta”, ka deklaruar lojtari meksikan.