Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ja si Supersport i bën futbollistët analistë dhe më pas…një kontratë si trajner

Shkruar nga NEWSPORT
Ja si Supersport i bën futbollistët analistë dhe më

Të gjesh një vënd pune si trajner në Shqipëri nuk është e thjeshtë. Të shumtë janë lojtarët që lënë futbollin dhe më pas nuk gjejnë zgjidhje për të vijuar karrierën, ose në rastin më të mirë u duhet të presin disa vite për të veshur kostumin e teknikut.

Supersport po rezulton një zgjidhje. Ernest Gjoka edhe pse kishte disa vite eksperiencë si trajner me Kamzën, Tomorin dhe Flamurtarin, pas një viti të gjatë dhe aktiv si analist në studion e “Gol pas goli”, mori drejtimin e një skuadre për titull dhe bëri sezon fantastik duke e fituar titullin. Pasi u largua nga Kukësi është sërish në panelin analitik të Supersport.

Por Gjoka nuk është në listën e trajnerëve të “fabrikuar” në Supersport. Ervin Bulku la futbollin dhe u bë analist e në të njëjtën kohë ka nisur dhe aventurën si asistent teknik në Kombëtare. Bledi Shkëmbi është rasti ekskluziv që pasi la Skënderbeun dhe futbollin e luajtur, firmosi për një vit analist në Supersport dhe më pas menjëherë gjeti kontratën e parë si trajner me Lirinë e Prizrenit në Kosovë.

Luan Pinari gjithashtu është një emër premtues i panevele sportive të Supersport. Edhe pse ka disa eksperienca me skuadra moshash, është një tjetër alternativë që shumë shpejt mund të ulet në stolin drejtues të një skuadre të Superiores.

I fundit në listën e “përforcimeve” është Nderim Nexhipi. Ish futbollisti i Partizanit la futbollin për të bërë menaxherin dhe analistin sportiv në studion e Vilma Mashës në Supersport. E ardhmja mund t’a ulë diku, në drejtimin e ndonjë skuadre në Shqipëri, Maqedoni apo Kosovë. /Newsport.al

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu