
Marrëveshja është në fazën e saj finale dhe palët janë duke vënë kushtet e tyre. Milani ka vendosur që shoqëria kineze, që është duke marrë këtë klub të madh italian, të shpenzojë 100 milionë euro për merkaton e kësaj vere, pasi dëshiron që skuadrës t’i bashkohen lojtarë të mëdhenj. Po ashtu, drejtuesit kuqezinj duan që kinezët të kenë një buxhet prej 400 milionë eurosh për të shpenzuar brenda vitit 2020. Shifra të larta, por që pritet të pranohen nga kinezët, sepse ata duken të vendosur për ta blerë Milanin.
Poll