
Para ndeshjes me Skënderbeun ka folur për mediat dhe trajneri i Partizanit, Mark Iuliuano. Iuliano tha se Skënderbeu është një skuadër që luan në Europë, por gjithsesi ai nuk është i friksuar nga korçarët.
Italiani foli dhe për gjëndjen e sulmit si dhe për Jasir Asanin, për të cilin tha se gjithçka është gati vetëm priet vetëm zyrtarizimi. Për Asanin ka ditë që përflitet në mediat shqiptare dhe mesa duket futbollisti do të jetë lojtari më i ri i të kuqve.
Asani do të luajë fillimisht te Partizani B, në mënyrë që të luajë për skuadren e madhe
“Nuk mendoj se ekziston problemi i golit, sepse rastet për shënim janë. Nëse nuk do të ishin, do të ishte problem. Golat do të vijnë dhe shpresoj të jenë të shumtë.
E kam të qartë si do të luajmë taktikisht në ndeshjen me Skënderbeun, por do të vedosim për individët. E di se do të rreshtohet skuadra në fushë.
Bardhi është një lojtar shumë interesant, i cili e ka kuptuar se çfarë duhet bërë. Ai i ka të gjithë mundësitë të bëhet një lojtar me vlera të mëdha në të ardhmen.
Çani? Nuk mund të vlerësohet lojtari vetëm nga goli, por edhe nga mënyra si sillet në fushë. Me Kukësin ishte i mbuluar nga dy lojtarë.
Skënderbeu është një skuadër e fortë, që po luan në Europa League dhe duhet të jemi të kënaqur për këtë fakt. Nuk i trembem, nuk e kam aspak frikë.
Soue është një lojtar shumë i mirë, e njoh shumë mirë dhe jam i kënaqur që e gjej në formë.
Skënderbeu është në formë dhe ka avantazhin e fushës. Ata duan ta ndërpresin serinë e rezultateve negative në ndeshjet me ne, kurse ne duam ta vazhdojmë.
Për Asanin janë detajet e fundit besoj dhe më pas klubi do ta zyrtarizojë.''