
Kukësi përballet me Bylisin në Elbasan Arena, me fillim nga ora 13.45. Newsport.al ka mësuar se arbitër kryesor në këtë 90 minutësh është Indrit Myrtja. Myrtja do ketë ndihmën edhe të Astrit Mahmutit dhe Maringlen Llukmani. Kujtojmë që asistentit Mahmuti i është shkatërruar lokali para pak ditësh, në atë përleshje të tifozëve të Tiranës me ata të Partizanit.
Mahmuti vjen prej një pezullimi pas gabimit të bërë në ndeshjen mes Kastriotit dhe Laçit, duke sinjalizuar për një penallti për laçjanët. Kukësi synon 3 pikët sot, duke marrë kështu fitoren e dytë rradhazi.
Kukësi-Bylis:
Indrit Myrtja (Arbitër kryesor)
Astrit Mahmuti (Asistent)
Maringlen Llukmani (Asistent)
Poll