Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Italianët çuditen me Ujkanin, ka 3 pasaporta dhe 2 kombëtare

Shkruar nga NEWSPORT
Italianët çuditen me Ujkanin, ka 3 pasaporta dhe 2 kombëtare

Një media lokale italiane i ka bërë një historik jetës së portierit të ri të Pisës, Samir Ujkanit.

Përshkrimi fillon me faktin që Ujkani ka pasur një jetë gjithnjë në lëvizje. Ai në moshë të vogël ka jetuar në Belgjikë ku ka qënë pjesë e Andërleht, por edhe pse mori pasaportën belge zgjodhi të përfaqësonte ngjyrat e kombëtares shqiptare, ku në fillim u aktivizua me ekipin shpresa.

Më pas Ujkani bëri transferimin e tij në Itali, ku deri më sot ka ndryshuar 6 skuadra, Pelarmo, Novara, Kievo, Xhenoa, Latina dhe tashmë Pisa. Ajo për çka ai ka rënë në sy më tepër është fakti që gjatë karrierës së tij ka pritur shumë penallti, si me klubet si me kombëtaren shqiptare.

Përshkrimi mbyllet duke treguar që Ujkani në 2013 u largua nga kombëtarja shqiptare për të veshur fanellën e asaj kosovare, në të cilën sot është kapiten dhe do ta udhëheqë në kualifikueset e Botërorit 2018. Këtë sezon ai do të luajë te Pisa nën drejtimin e Xhenaro Gatuzos.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga