
Milani ia doli të fitonte në transfertë përballë Udineses me rezultatin 2-3 dhe duke marrë një triumf mjaft të rëndësishëm. Pas kësaj sfide ishte trajneri, Stefano Pioli që foli para mediave. Tekniku italian e quan këtë fitore të “pistë”, teksa flet edhe për racizmin ndaj Mike Maignan.
“Pjesën e parë të ndeshjes duhet ta mbyllnim në avantazh, por ne u treguam shumë të butë për fat të keq. Në momentin që duhej treguar karaktet dhe vullnet për të shënuar, kjo na mungoj. Nuk është kurrë e lehtë, por ne fituam në një mënyrë të pistë. Gjithsesi për ne është një hap tjetër përpara”, u shpreh fillimisht Pioli.
Mike Maignan?
“Më vjen shume keq për atë që e ka vuajtur këtë moment vetë edhe pse për mua është një djalë korrekt dhe jam krenar që e trajnoj. E mira është që injorantët është të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos vijnë në stadium.”