Armando Broja u rikthye në fushën e blertë pas 287 ditësh, pas një dëmtimi që e mbajti kaq shumë larg futbollit. Por rikthimi i tij nuk e ndihmoi Chelsean që të shmangte humbjen përballë Aston Villas me rezultatin 1-0.
Pas kësaj sfide, foli dhe trajneri i “Bluve të Londrës”, Mauricio Pochettino, i cili e sheh mendon se Broja do kohën e tij.
“Ishte mirë të shikoja sërish Brojën pas 9 apo 10 muajsh. Gjithashtu është diçka e mirë sepse na jep mundësinë të kemi opsione të ndryshme dhe këto mundësi janë të mira për ekipin. Por ai duhet të rindërtojë besimin e tij.
Ka të bëjë me të mësuarit, ky është i gjithë procesi. Ne jemi një ekip i ri në një proces që ata duhet ta mësojnë të gjithë së bashku. Është e vështirë të flasësh për gjërat pozitive kur humbet, por duhet të flasim për gjëra pozitive, duhet të mbajmë gjërat pozitive.
Pa dyshim që me kohën mendoj se skuadra do të performojë më mirë , por sigurisht që tani nuk mund ta fshehim situatën alarmante. Është një situatë që lëndon të gjithë tifozët, klubin, ne dhe lojtarët”, u shpreh trajneri argjentinas.