Klisman Cake është futobllisti që doli nga akademia e Tiranës, me të cilën luajti për afro 2 sezone. Në verën e 2019-ës Cake u transferu në kampionatin maqedonas pikërisht tek ekipi që u shpall kamipon këtë vit, Struga me parametra zero. 24-vjecari ishte pjesë e strugës deri në janar të 2022-it nga ku u transferu e Shkëndija e Tetovës.
Në gjysmën e sezonit të parë me kuqezinjtë ai u aktivizua plot 11 ndeshje. Ndërsa këtë vit qendërmbrojtësi ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës nga Tetova. Cake ka luajtur plot 31 ndeshje me Shkëndijën përfshirë këtu edhe 6 në raundin kualifikues të Uefa Conference League.
Ish-i i Tiranës ka arritur të shënojë 3 gola këtë sezon duke bërë që të zgjidhet në formacionin e sezonit në kampionatin maqedonas. Sipas “Transfermarkt” vlera e kartonit të tij është 500 mijë euro, kjo bënë që bardheblutë të qajnë milionat e humbura për futbollistin e akademisë.
[caption id="attachment_693893" align="alignnone" width="1242"] Formacioni i vitit në Maqedoni[/caption]