Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Ishte bukur të shihje lojtarët që ndihmonin njëri-tjetrin”, Allegri: Jemi të zemëruar me humbjen, por jemi ende të dytët

Shkruar nga NEWSPORT
“Ishte bukur të shihje lojtarët që ndihmonin

Juventusi u mposht në transfertë nga Napoli. Kampionët aktualë triumfuan ndaj “Zonjës së Vjetër” me shifrat 2-1. Kjo ëhstë humbja e 3-të rresht për bardhezinjtë në 5 ndeshjet e fundit dhe tashmë ndodhen 12 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Interi dhe 1 pikë alrg Milanit të vendit të 3-të.

Pas kësaj disfate Missimiliano Allegri theksoi se skuadra krijoi raste, por nuk ia doli të finalizonte. Ndërkohë ndër të tjera nënvizoi se sërish janë në vendin e dytë dhe nuk kanë kohë për të “qarë”.

“Djemtë zhvilluan një ndeshje realisht të bukur, krijuan raste të ndryshme për gol në pjesën e parë. Pas shumë ndeshjeve me Napolin krijuam më shumë se ata. Këta janë shenja rritjeje. Mos të harrojmë që jemi ende të dytët në renditje.

Duhet të jemi të lumtur dhe të zemëruar, sepse mund të kishim sjellë në shtëpi një rezultat të rëndësishëm. Le të vazhdojmë kështu dhe të përgatitemi mirë për Atalantën.

Sa bukur ishte të shihje lojtarët duke ndihmuar njëri-tjetrin në momente vështirësie, më pëlqeu shumë. Më vjen keq për humbjen, sidomos tani që vështirësohet kalendari për objektivin Champions League”, ka theksuar timonieri i “Zonjës së Vjetër”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga