
Në vitet 80-të volejbollistja Ela Tase ishte idhulli i shumë shqiptarëve. Volejbolli ishte një nga sportet më të ndjekur dhe Dinamo e madhe e atyre viteve simbolizohej me një emër, Ela Tase. Natyrisht, vitet kanë bërë punën e tyre, por Ela Tase ruan gjithsesi linjat dhe imazhin e një femre që dikur e kishin idhull shumë të rinj.
Ajo ka festuar ditëlindjen e radhës dhe në adresim të saj kanë ardhur shumë urime, nga miq, shokë dhe ta afërm, të cilët i kanë dhuruar një ditë speciale ish-volejbollstes së njohur.
Ajo ka falënderuar të gjithë ndjekësit e saj nëpërmjet një statusi special në Facebook, për të gjitha urimet që kanë shkuar në llogarinë e saj në rrjetet sociale, por jo vetëm.
"Ju faleminderit shumë të gjithëve për kënaqësinë që më dhatë me urimet tuaja në ditëlindjen time... ju përqafoj me shumë respekt dhe dashuri", shkruan ish-volejbollistja në statusin e postuar në Facebook.
[gallery columns="1" size="full" ids="135355"]