
Dje, është bërë zyrtarizimi i Elis Bakajt te Vllaznia. Menjëherë pas përfundimit të marrëveshjes, ka dhënë mendimin e tij për këtë afrim, ish-trajneri i Vllaznisë, Edi Martini.
Ai është treguar skeptik për ecurinë e Bakajt te Vllaznia, duke u bazuar në temperamentin e lojtarit. Ndër të tjera, Martini ka theksuar, se Bakaj nuk do mund të luajë më shumë se 4 ndeshje, duke uruar që të jetë duke menduar gabim.
"Bakaj te Vllanzia? Shpresoj të jetë një ogur i mirë dhe të verë në dispozicion potencialin që zotëron. Unë për vete shpresoj dhe dëshiroj që të ndihmoj Vllanzinë në këtë pjesë që ka mbetur, por ka frikë që me karakterin që ka, nuk do të luajë më tepër se 4 ndeshje. Kartelat e kuqr dhe moskërkesa do na kushtojë shumë. Shpresoj të jem i gabuar", ka thënë Edi Martini.
[gallery columns="1" size="full" ids="77992"]