
Një lajm i hidhur ka ardhur sot për futbollin shqiptar dhe për atë shkodran në veçanti.
Paraditen e sotme është ndarë nga jeta, në moshën 73-vjeçare, ish- futbollisti dhe ish-trajneri i Vllaznisë, Esat Rakiqi, i cili nuk ka mundur të fitojë "betejën" me një sëmundje të rëndë.
Lajmin e ka bwrw publik faqja zyrtare e klubit shkodran.
Rakiqi ndodhje në SHBA, pranë familjarëve të tij, ndërsa pritet që trupi i tij i pajetë të mbërrijë në Shkodër për t'u zhvilluar më pas ceremonia mortore e tij.
Esat Rakiqi ka dhënë një kontribut të çmuar në futbollin shkodran, si lojtar dhe si futbollist, ndërsa gjithë jetën e tij ai ia kushtoi sportit më të dashur në botë. Redaksia newsport.al, gjithashtu iu shpreh ngushëllimet familjes, të afërmve dhe miqve të ish-trajnerit të Vllaznisë për humbjen e njeriut të tyre të dashur!