Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Ndahet nga jeta ish-trajneri dhe shefi i klubit të Apolonisë, gazetari i njohur i tronditur: U prehsh në paqe mik i mirë

Shkruar nga NEWSPORT
Ndahet nga jeta ish-trajneri dhe shefi i klubit të Apolonisë, gazetari

Qyteti i Fierit është tronditur nga një lajm i rëndë teksa ka mësuar ndarjen nga jeta të ish-trajnerit dhe futbollistit të Apolonisë, Lili Gërmau. Ish-shefi i klubit shumësportësh nuk jeton më dhe për këtë gazetari i njohur, Dëfrim Methasani ka shprehur pikëllimin e tij përmes një statusi në facebook.

"Jam kthyer nga Fieri për të parën herë i indinjuar. Një mik i mirë si Lili Germau na la. E përcollëm ne qytetin pa jetë ish-shefin e përkushtuar të Apolonisë, sportistin dhe trajnerin e mirë, që kurrë nuk foli për veten... Lamtumirë mik i çmuar. U preh në paqe", shkruante Methasani në facebook-un e tij.

Lili Gërmau ishte i njohur në Fier si mësues veteran i lëndës së edukimit fizik dhe ish-trajner i basketbollit të femrave. Gjatë jetës së tij ka pasur një karrierë të tillë. Në vitet 1974-1978, ai ishte trajner i ekipit të basketbollit për të reja, ndërsa në periudhën 1978-1983 kreu detyrën e trajnerit të ekipit të parë të basketbollit të femrave të Apolonisë.

Në vitet 1983-1990, Lili Gërmau punoi si mësues i edukimit fizik në shkollën 8-vjeçare “Andon Xoxa” të qytetit të Fierit, ku ai përgatiti në klasat sportive të asaj kohe basketbollistët e ardhshëm fierakë. Nga viti 1990 e në vazhdim, Lili Gërmau ishte shef i Klubit Shumësportësh “Apolonia”. Dashurinë për sportin ja ka transmetuar edhe të birit, Aldit, i cili ka studiuar në Universitetin e Sporteve dhe është pjesëtar i ekipit të meshkujve të Apolonisë.

[gallery columns="1" size="full" ids="111585"]

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga