
Ditën e sotme është luajtur sfida e parë e javës së 16-të në Ikpo Superliga e Kosovës. Ballkani ka arritur të marrë një fitore tepër të rëndësishme ndaj Gjilanit me rezultatin 2-1. Një ndeshje vlente për kreu e kampionatit ka nxjerrë fitues skuadrën vendase që këtë sezon po I surprizon të gjithë. Ballkani shënon dy gola të shpejt me Baftiun në minutën e 14-të dhe Topallin 9 minuta më vonë.
Skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani provon të reagoi dhe rihap ndeshjen në minutën e 37-të me ish-sulmuesi e Teutës, Progni por që në fund shërbeu thjesht për statistik pasi vendasit arritën ta mbronin deri në fund rezultatin duke dal me 3 pikë nga ky takim. Me këtë fitore Ballkani shkon në vendin e parë me 34 pikë dhe lë pas Gjilanin me 31 pikë.