
Prishtina është rikthyer te fitorja pas 3 javësh negative. Skuadra kryeqytetase ka mundur me rezultatin e thellë 4-0 FC Besën në shtëpi. Ish-sumuesi i Skënderbeut, Otto John shënoi tripletë, ndërsa Pefqeli mbylli siparin e golave. Me këtë fitore Prishtina pas 5 javësh kampionat renditet në vendin e 3-të me 8 pikë.
Sfida tjetër në Ipko Superligën e Kosovës ishte ajo mes Llapit dhe Drenicës. Miqtë i falen një goli të Tahirit në minutën e 54-të të pjesë së dytë duke marrë kështu një fitore mjaft të rëndësishme në transfertë. Me këtë fitore Drenica shkon në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Llapi në vendin e fundit me vetëm një pikë.
Prishtina-Besa 4-0
Llapi-Drenica 0-1
Poll