Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ish-presidenti i Flamurtarit emocion për Bujar Gogunjën: Mirënjohje pa kufij për ty, faleminderit që kontribuove në Vlorë

Shkruar nga NEWSPORT

Shpëtim Gjika ka shkruar për Bujar Gogunjën, ish portierin legjendar që u nda nga jeta ditën e djeshme. Ish presidenti i Flamurtarit tregon se është me fat që i ka qenë pjesë e një brezi të tillë.

Duke e cilësuar si mjeshtër dhe kampion të vërtetë, Gjika emocionon me fjalët për të ndjerin që nuk mundi ta fitonte betejën me sëmundjen e rëndë. Në fund e mbyll duke thënë: “Mirënjohja ime për ty ka qenë e pakufijshme”.

POSTIMI I SHPËTIM GJIKËS:

Lamtumirë Bujar Gogunja!

Mendoja se kam qenë me fat që i përkisja brezit që pati mundësinë të të shihte në fushë, një Mjeshtër dhe Kampion i vërtetë!

Por kur të njoha nga afër atë kohë që kontribuove për Flamurtarin,kuptova që ishe mbi të gjitha një Njeri i Madh!

Njeri me zemër të madhe, me dashuri të pakufishme për futbollin dhe profesionalizëm dhe përkushtim për ekipin dhe sportistët!

Asnjëherë nuk munda dot të të falenderoja aq sa meritoje!

Por të siguroj i dashur Miku im i çmuar Bujar, që e pakufishme ka qenë mirënjohja ime për ty!

I paharruar përherë kujtimi i emblemës dhe ikonës së futbollit elbasanas dhe atij shqiptar, Bujar Gogunja!

Gjithmonë do të ngelesh në kujtimet e klubit dhe tifozerisë vlonjate!

Lamtumire Miku im!

[caption id="attachment_670882" align="alignnone" width="744"] Postimi i Gjikës[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga