Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ish-portieri i Tiranës, Isli Hidi: Mund të rikthehem në verë, më mirë mos flas për derbin...

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-portieri i Tiranës, Isli Hidi: Mund të rikthehem në

Isli Hidi nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në Superligë. Në një intervistë për "Supersport", ish-portieri i Tiranës pranon se, nëse në adresë të tij do të vijë një ofertë e mirë, edhe mund ta pranojë.

"Jam shkëputur prej vitesh nga Shqipëria, por Superligën dhe sidomos Tiranën e ndjek vazhdimisht.

Ndjej keqardhje që e shoh ish-skuadrën time në këtë situatë. Shpresoj shumë që të rikthehet në nivelet ku i takon Tiranës. Kam edhe një vit rinovimi si opsion me ekipin qipriot të Nea Salamina-s.

Në fund të sezonit do të bisedoj me drejtuesit e klubit për të vendosur mbi të ardhmen time. Nuk e përjashtoj mundësinë e rikthimit në Superligë.

Nëse vjen ndonjë ofertë që ia vlen, pse jo, edhe mund ta pranoj.

Derbi? Më duket e pabesueshme që Tirana nuk fiton prej kaq shumë kohësh ndaj Partizanit, por në futboll ndodh çdo gjë.

Kam shprehur gjithnjë dëshirën time për fitoren e Tiranës, por duke parë rezultatet e fundit që ka arritur Partizani në derbi, më mirë të mos bëj parashikim (qesh)", u shpreh Isli Hidi për Supersport.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga