Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ish-ministri Bode në policinë e Zvicrës, paditen dy inspektorët e UEFA-s

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-ministri Bode në policinë e Zvicrës, paditen dy

Skënderbeu u dënua me 10 vite pezullim nga çdo aktivitet Europian dhe 1 milion euro gjobë për trukim ndeshjesh. Tre vite pas këtij dënimi, ish-drejtues apo dashamirës të korçarëve janë hedhur në kundërsulm.

Në policinë e Nyon në Zvicër, ish-ministri i Financave, Ridvan Bode dhe një biznesmen pranë korçarëve, kanë paditur UEFA për prishje imazhi. Më saktë padia është bërë ndaj dy inspektorëve që hartuan raportin në dëm të Skënderbeut.

Lacote.ch nuk bën me dije emrat e paditësve, teksa thekson se njëri nder ta ka qenë ish-ministër i Financave dhe tifoz pranë korçarëve. Dushëm Ridvan Bode tanimë kërkon dëmshpërblim për prishje imazhi.

Raporti i inspektorëve të UEFA i cilësonte dy protagonistët si pjesëmarrës në trukim ndeshjesh dhe pjesë e një organizate kriminale. Prej së martës në mëngjes, Bode dhe biznesmeni "anonim" kërkojnë të vendosin nderin në vend, duke ngritur kështu padi ndaj dy inspektorëve të UEFA.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga