
Përfaqësuesja e Kosovës pritet të zhvilloi një sfidë tepër të rëndësishme në Plzen ndaj Çekisë, në EURO 2020. Dy ekipet janë në garë për tu kualifikuar në EURO 2020 dhe sfida midis njëra-tjetrës pritet të jetë vendimtare për skuadrat.
Para nisjes për në Çeki, futbollisti I Kosovës dhe ish mbrojtësi I Skënderbeut, Fidan Aliti foli për mediat sebashku me Milot Rashicën.
"Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe këtë e dimë edhe ne. Këtë e shohim si finale. Besoj tek ekipi dhe nëse luajmë futboll si gjithmonë, do të dalim fitues. Ne e dimë çfarë kualitete ka Çekia dhe këtë e pamë kur luajtëm këtu në Prishtinë. Nuk diskutohet që ata kanë lojtarë me shumë kualitet dhe eksperiencë, por nëse luajmë si grup kam besim se do të marrim një rezultat pozitiv në Çeki", u shpreh Aliti.
Kualifikimi?
"Çdo lojtar thotë për vete se e meriton kualifikimin, si unë që them për Kosovën ashtu edhe kundërshtarët për kombëtaren e vete. Jo vetëm ne si lojtar dhe Kosova si ekip, por ky popull dhe ky shtet e meriton të shkojë në Evropian", ka përfunduar mbrojtësi i Kosovës.