
Ardi Behari ka folur pas humbjes 2-0 të Partizanit kundër Tiranës. I ftuar në emisionin "Skaner", ish- mbrojtësi i njohur i të kuqve kritikoi goditjet e dënimit të kryeqytetasve. Sipas tij, nuk ishin përgatitur si duhet duke mos u shfrytëzuar në mënyrën më të mire.
Për këtë kritikoi trajnerin Giovanni Colella duke thënë: "Për mua është e pakonceptueshme që një italian mos të punojë goditjet e dënimit. Për mua nuk funksionoi. Ndoshta nuk i janë përgjigjur siç duhet lojtarët në fushë në këto momente që ishin të shumta", tha ai.
Poll