
Alvaro Morata është lojtari më i ri i skuadrës së Atletico Madrid. Sulmuesi do të huzaohet deri në fund të këtij sezoni, por edhe gjithë sezonin tjetër tek kampionët e Europa League.
Kujtojmë që spanjolli deri në verën e vitit 2017-të ishte pjesë e Real Madrid, ku arriti të kishte edhe shumë suksese në Champions League, por në të njëjtën kohë edhe në Spanjë. Mirëpo, tashmë gjërat kanë ndryshuar edhe 26 vjeçari ka kaluar tek rivalët e përjetshëm të ish-skuadrës së tij.
Në fakt, duhet të theksojmë, se përpara se të bashkohej me Real Madridin, shtatlarti ka qenë pjesë e Atleticos me grupet e moshave.
Mbetet për t'u parë nëse nën drejtimin e Diego Simeones, Morata do të kthehet në formën e tij më të mirë të mundshme, pasi në shumë raste ka treguar se ka një silësi shumë të lartë për të shënuar gol.